Trajnim falas

prezantimi i trajnimit 4 ditor

Mjeshtëro
Biznesin

nga tidi.al

BIZNESI JUAJ NË
TJETËR NIVEL

Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.  “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.

MËSO DHE ZHVILLOHU EKSPONENCIALISHT

Njihu me praktikat më të mira falë të cilave mund të dallosh problemet ende të pazgjidhura, sfidat apo tendencat me të cilat përballet biznesi yt. Duke mjeshtëruar aftësinë e këqyrjes së biznesit përmes një prizmi më strategjik

FUQIZO IDENTITETIN TËND

E ardhmja skalitet nga veprimet dhe identiteti yt aktual, e jo nga dëshirat e tua. Zbulimi, fuqizimi dhe përkujdesja për avantazhin tënd konkurrues është përcaktues në rrugëtimin drejt sukseseve të së ardhmes.

ZBULO SISTEMET MË EFIKASE

Biznesi është si një organizëm i gjallë ku mirëfunksionimi i çdo pjesë të tij është vendimtar për mbijetesën e deri tek lulëzimi i tij. Që kjo të ndodhë, krijimi dhe zhvillimi i sistemeve që garantojnë mjedis të shëndetshëm dhe nxitës për rritje është domosdoshmëri.

ÇFARË ËSHTË
"MJESHTËRO BIZNESIN?"

“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim virtual katërditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.

PËR KË ËSHTË I VLEFSHËM
KY TRAJNIM

Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.

Ky program është i vlefshëm për ty nëse:
–  Po mendon të nisësh një biznes të ri
–  Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd
–  Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua
–  Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi
–  Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd
–  Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes 

–  Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua
–  Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit
–  Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt 
–  Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare
–  Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online 
–  Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi  
–  Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.

SKUADRA JONË E
EKSPERTËVE

VASIL NAÇI

Folësi kryesor

Prof. Dr. Sherif Bundo

Financa & Fuqia e analizave financiare

Dr. Juliana Goga-Cooke

Inovacioni strategjik

Dritan Mezini

Transformimi dixhital

Dr. Alma Bici

Marketingu dhe Brandi

Arti Marko

Shitja dhe mjetet e optimizimit të saj

© Copyright 2021 Të drejtat e rezervuara

Plotëso formën dhe regjistrohu falas!

Ne do ju njoftojmë për çdo trajnim falas nga TIDI.AL

Plotëso formën dhe regjistrohu falas!

Ne do ju njoftojmë për çdo trajnim falas nga TIDI.AL