trajnim falas nga mimoza pasha

MASTERIZOHU NË FUSHËN TËNDE

Suksesi vjen si rezultat I ndryshimit te zonës se rehatisë.

Nëse qëllimi në jetën tuaj është të jeni më të mirët në fushën në të cilën ndodheni (kompaninë, institucionin, ndërmarrjen – prodhuese, shërbyese apo tregtare) atëherë duhet të kuptoni që duke punuar vetëm në një mënyrë të vakët nuk do të jeni kurrë I suksesshëm, ose duke menduar se ç’mund të ndodhë ?

Tashmë ka përfunduar ajo epokë ku qëllimi kryesor ishte te qënurit ekskluziv. Përfshirja është bërë emri i ri i lojës. Tashmë, fuqia nuk qëndron vetëm tek një individ, por tek grupet shoqërore dhe ne duhet të punojmë në përmirësimin e komunikimit me ekipin (stafin) dhe komunitetit të klientëve. Sot risia është më horizontale. Zhvillimi I stafit është ai që furnizon me ide kompanitë. Me një ndërlidhje të madhe mes kompanive, individëve me trajnerët do të krijohet super fuqi dhe super eksperiencë.

Ndërsa ritmi I jetës është duke na u përshpejtuar dhe çdo ditë po kemi sfida për tu përballuar, kur më shumë nuk ka qënë e domosdoshme që të krijohen kompani me tipare njerëzore të afrueshme dhe të pëlqyeshme. Nuk ka më kohë për pritje duhet veprim. Bëhuni ai që gjithmonë e keni pëlqyer tek dikush tjetër dhe keni qënë me një mendje se ai është lindur ashtu. E keni gabim, edhe JU mund te bëheni Yll aty ku ndodheni pastaj çfarë rezervon e ardhmja për ju do te jetë befasuese për gjithë ata që ju rrethojnë.

PËR KË ËSHTË KY TRAJNIM?

Ky trajnim është i përshtatshëm dhe i nevojshëm për studentët që ndodhen në vitin e fundit të studimeve dhe duan që të hynë me më shumë vetëbesim në botën reale të biznesit

Për të gjithë ata që kanë filluar punën dhe duan që të arrijnë të zhvillojnë karrierën e tyre, duan të bëhen më të suksesshëm

Për të gjithë ata që mendojnë që njerëzit duhet të mësojnë gjëra të reja gjatë gjithë jetës

Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen “YJE” në kompaninë që punojnë. Ku do flasin gjithë për të arriturat e tyre

ÇFARË DO TË MËSONI?

Temat kryesore të webinarit

si të bëheni profesional ne fushën te cilën e ushtroni

Si të doni atë çfarë po bëni, pse po e bëni dhe si duhet ta bëni

si të kaloni nga shërbimi për klient në kujdesin për klient

çfarë e bën inteligjencën emocionale të rëndësishme për zhvillimin tuaj

si të përmirësoni sistemin tuaj për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes

Rezervo tani vendin tënd në webinar

fillo investimin tek vetvetja

Plotëso formën dhe regjistrohu falas!

Ne do ju njoftojmë për çdo trajnim falas nga TIDI.AL